[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK akuzon Ahmetin dhe VV-në për bllokimin e Kuvendit në Komunën e Prishtinës



Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se “po tentojnë vazhdimisht që ta bllokojnë punën e Kuvendit të Prishtinës”.

“Deklarimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës, nënkryetarit dhe zyrës për informim, lidhur me ngjarjet e fundit përkitazi me punimet e Kuvendit të Komunës së Prishtinës janë të pavërteta, tendencioze, joetike dhe joprofesionale. Ato janë gënjeshtra rutinore dhe qasje arbitrare që kjo qeveri po manifeston ndaj subjekteve tjera shumicë politike në Kuvendin e kryeqytetit”, vazhdon deklarata”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, veprimet e tilla janë duke e ngufatur jetën politike, po e cungojnë demokracinë lokale dhe po prolongojnë zhvillimin e proceseve me interes për qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Grupi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë shpreh shqetësimin ndaj veprimeve joligjore të kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe kabinetit të tij që cenojnë të drejtën e Kuvendit të Komunës për zhvillimin normal të mbledhjeve.

“Në vazhdën e veprimeve arbitrare, kryetari i komunës nuk ka lejuar zyrën për informim të komunës për të njoftuar mediat dhe qytetarët për pjesëmarrje në mbledhjen e kuvendit të komunës, e cila ishte planifikuar për datën 24 Shkurt 2017”.

“Ai po ashtu ka heshtur në kërkesën e kryesuesit për përcaktimin e pikave të rendit të ditës për mbledhjen e kuvendit të komunës, duke akuzuar kryesuesin e kuvendit për mosbashkëpunim. Veç kësaj, pengimi i shërbimit civil për të përgatitur kushtet administrative dhe teknike për mbledhjet e kuvendit të komunës, përbënë manifestim të sjelljeve të dhunshme dhe instrumentalizim të administratës komunale për qëllime partiake”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Menu Title