.
×

Lazim Destani: Tryezë e Rrumbullakët në Londër, siguria në Ballkanin Perëndimor



Sot mora pjesë në Forumin për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga European Leadership Network(ELN), që i zhvilloi punimet në dhomën e lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Këtu morën pjesë: Lord Des Browne – ish sekretar i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe Parlamentit Britanik, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues nga Parlamenti i OSBE-së, si dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria.

 

Nën moderimin e Lordit Des Browne, z. Fatmir Mediu dhe drejtorit të think tank-ut ELN Sir Adam Thomson, në tryezë u parashtruan disa çështje kyçe rreth sigurisë dhe kushteve ekonomike të rajonit të Ballkanit. Gjithashtu u bë edhe një përmbledhje rekomandimesh për samitin e ardhshëm të Ballkanit që do të mbahet në fillim të muajit korrik, në Londër. U theksua nevoja e bashkëpunimit rajonal me Parlamentin Britanik, përforcimi i sigurisë, nxitja e bashkpunimit mes vendeve si dhe nevoja për ndihmë më të theksuar nga BE për zhvillimin e infrastrukturës së komunikacion por edhe fushave tjera siç është kualifikimi i burimeve njerëzore, faktor ky i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të jashtme.