.
×

Laura Vopsi: Ja pse u largova nga zëdhënësja e PD-së



Largimi i saj nga Shqipëria bëri bujë, por ajo do të kthehet sërish. Lë punën si zëdhënëse e selisë blu, për t’u rikthyer në një stad më të lartë në kastin e politikaneve të reja të Partisë Demokratike. Laura Vorpsi vendos të nisë një jetë të re në Gjermani, pranë forcës politike të Kancelares Merkel, për të ndjekur atje një internship në grupin e tyre parlamentar në Bundestagun gjerman.

“Pas një periudhe dyvjecare në postin e zëdhënëses së PD-së, ku besoj se kam dhënë maksimumin tim, mendoj se ishte pikërisht koha për të shërbyer edhe më shumë në PD, në një mënyrë tjetër. Gjatë kësaj periudhe shpesh kam refuzuar ftesa apo mundësi për të ndjekur studimet pasuniversitare apo trajnime që kërkonin një qëndrim për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë, pasi për shkak të impenjimit të përditshëm ishte e pamundur një shkëputje sado e shkurtër. Propozimi për internshipin në CDU ishte lajm vërtet i gëzuar për mua, përsa kohë që është diçka që më ndihmon jo vetëm nga ana profesionale, por është diçka nga ku mund të përfitoj, e më pas të kem mundësinë që eksperiencën e Bundestagut të mund ta përcjell në Partinë Demokratike. Ndaj me kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha, vendosëm që unë të jem pjesë e këtij internshipi”

“Në programin e internshipit, që do të zgjasë për një periudhë 3-mujore, përveç detyrave dhe përgjegjësive të përditshme, një pjesë të mirë të ditës do të zënë edhe zhvillimet politike që do të ndodhin në vend dhe në PD, pasi një nga qëllimet kryesore të këtij internshipi qëndron pikërisht te lidhja e ngushtë dhe forcimi i bashkëpunimit midis CDU-së dhe PD-së”.