[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Latif Gashi reagon: Basha nuk më arrestoi, por mori pjesë në arrestimin tim si përkthyes



Njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Latif Gashi ka thënë se Lulzim Basha nuk e kishte arrestuar atë, por mori pjesë në bastisjen e banesës së tij, duke shtuar kështu se titulli i tekstit nga mediumi “Top Channel” është nxjerrur jashtë kontekstit.

Gashi në një prononcim për Gazetën, zbulon se Basha kishe marrur pjesë si përkthyes në kontrollimin që i ishte bërë banesës së tij, e sipas familjarëve të ish-komandantit, politikani shqiptar ishte sjellur keq me ata.“Lul Basha, nuk më arrestoi. Por, ai mori pjesë në kontrollin e banesës time si përkthyes, dhe familja është ankuar në sjelljet e këqija të tij gjatë bastisjes”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai për Metron thotë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e debatit në Shqipëri, teksa thekson se mediumi shqiptar “Top Channel” ndryshoi titullin e lajmit.

Gashi shton se si rezultat i zhdukjes së ditarit të tij dhe me këtë rast humbjes së provave, procesi kundër tij zgjati plot 16 vjet.

“Nuk e kuptoj pse Top Channel e ndryshoi titullin e lajmit. Nuk kisha dashur të jem pjesë e debatit politik në Shqipëri dhe intervista ime të përdoret për faktet dhe dëshmitë e zhdukura nga UNMIK’u, si rezultat i zhdukjes së ditarit tim, për të cilën posedoj dëshmi zyrtare, nga EULEX, që e vërteton humbjen e ditarit tim nga UNMIK’u. Si rezultat i humbjës së këtyre provave, procesi kundër nesh zgjati plot 16 vite, dhe në mungesë të tij ne u shpallëm fajtor”, ka thënë ai.

“Pavarësisht rolit të Lulzim Bashës, në përkthimin apo jo të ditarit tim, si njërit nga përkthyesit më të besuar të UNMIK’ut, unë nuk dua të jem pjesë e debateve politike në shqipëri, apo të keqpërdoret kjo histori nga subjektet politike për fushatë elektorale”, ka shpjeguar Gashi.

Për fund, ai Metros i tha se askush nuk mund t’i ikë historisë për veprimet individuale gjatë prcoeseve historike të Kosovës.

Ndryshe, përveç gjykimit nga Prokuroria Speciale për krime lufte, Gashi është ftuar sërish në intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij është bërë në gusht të këtij viti.

Menu Title