.
×

Lamtumirë Facebook? Ja arsyeja pse rrjeti social mund të mbyllet në Europë



Facebook dhe Europa janë në mosmarrëveshje të forta mes tyre. Deklarata ka ardhur nga Richard Allan, shefi i Policisë Publike të Facebook, i cili në Financial Times ka kritikuar ashpër normat evropiane sa i takon kompanive amerikane në tregun vendas.

Duke nisur nga vendet e Ulëta, përfshirë edhe Gjermaninë e rrethinat e saj, vende ekonomikisht të forta, por të dobëta në pikëpamjen burokratike, sipas Allan kanë ligje të cilat janë tepër të ashpra dhe që zgjasin muaj të tëra me realizimin teknik të disa kërkesave.

Sipas menaxherit për punët në Europë, një agjenci amerikane duhet tu nënshtrohet disa rregullave të forta në këtë kontinent si dhe 28 varianteve në ndryshim të vazhdueshëm të rregullave në shtete të ndryshme. Në kërkimin e tij, Allan thotë se një situatë e tillë mund të “dekurajojë nisjen e punimeve dhe hapjen e aplikacioneve të reja në Europë”.

Këto kushte në legjislacion mund të ngadalësojnë shërbimin dhe njëkohësisht mund të çojnë në pezullimin e eksesit në rrjetin social.