.
×

Lajmi si ndërtim shoqëror: Përzgjedhja e vetive të lajmit  



GEZIM MEKULI

Shkruan Gëzim Mekuli

Sipas Schudson, lajmi i gazetarise duhet të kuptohet nga kendi socio-kulturor. Për Schudson lajmi është nje forme kulturore. Pra lajmi i gazetarise nuk është

vetëm një ideologji. Edhe pse lajmi është prodhim i politikes, sipas tij, lajmi është prodhim kulturor dhe jo ndertim politik. Nisur nga ky pikesynim, lajmi, ndër tjerash, është sajim dhe prodhim social.

Nëse bëjmë një analize të lajmit, në do të perdallonim këto vecori percaktuese të ndertimit të nje lajmi. E këto, sipas shume hulumtimeve shkencore në  fushën e mediave dhe komunikimit, janë:

 

  1. Aktualiteti: Sa me shpejt që ndodh diçka dhe sa me e shkurter është koha prej asaj qe ka ndodhur, aq me tepër një ndodhi do të këtë vlerën e lajmit. Pra, afersia në kohe është percaktuese. Informacioni

duhet të jete i freskët. Faktori kohe është percaktues për lajmin. Perseritjet nuk janë të deshiruara. Fatkeqesite, katastrofat dhe rubrikat argëtuese janë të mireseardhura sepse ato sjellin në vazhdimesi freski dhe të reja për opinionin.

 

  1. Negativiteti: Parapelqehen dhe deshirohen konfliktet. këto permbajne në vetvete pasiguri për të sotmen dhe bashkekohoren dhe në këtë menyre ato zgjojne dhe shtojne të pranuesit deshiren për informacione të reja.

 

  1. Vazhdimesia: është nje element i kerkuar i gazetareve në ndertim e lajmit dhe po ashtu është mjaft i kendshem. Tek individet, me njohuri “siperfaqesore dhe të ceketa“, këto krijojne nje „aha efekt“. të mirinformuarit pajisen me informacione me të sakta dhe me të plota.

 

  1. Identifikimi apo afersia. Afersia gjeografike apo kulturore ka peshe të madhe ne ndertimin e lajmit. Nje informacion lokal i jep lajmit vlere me të madhe. P.sh., Nese nje makine aksidentohet në Peje, kjo nuk do të publikohet në mediat norvegjeze. Mirepo, nese nje ushtar norvegjez, me sherbim në Kosove, thyen kemben duke luajtur futboll, kjo do të jepet patjeter në këto media. Pra, sa me afer të jete emocionalisht ndodhia për nje kulture, aq me e madhe është edhe vlera e lajmit. E, kjo s’ka shume lidhje me rendesine e tij.

 

  1. Sensacionalja dhe dramatikja: Dramatikja, prania e nje karakteri jo të zakonshem, ka vlere të larte për lajmin. Thyerja e normave, perkatesisht largimi nga e zakonshmja, është gjithmone e mirepritur. Rastet kriminale dhe katastrofat natyrore janë të parapelqyera për t’u dhene si lajm të pranuesi. Ka raste kur ndodhia në vetvete nuk ka dramatike, por mediat bejne paraqitjen e saj për te

arritur efektin e deshiruar qe con pastaj në rritjen e vleres se lajmit.

 

  1. Kombet elite: Mediat parapelqejne materiale qe kane të bejne me superkombet apo superfuqite, si p.sh., SHBA, Gjermania, Franca, Italia, apo ndonje tjeter. Andaj edhe nuk mund të jete befasi e madhe nese në ne të shumten e rasteve i kemi lajmet nga agjencite amerikane e pastaj nga ato gjermane, franceze apo italiane. Lajmet nga bota e trete pak kane fatin ta shohin driten e transmetimit. Pyes: ku janë shqiptarët në këtë gruplajm? Perjashtim bejne lajmet e tipit të skemes se norvegjezit, të permendur me siper në piken 4.

 

  1. Personat elite: Mediat janë arene shfaqjeje për personat elite. Keto parapelqejne nje ndodhi apo veprim mbi persona të rendesise se madhe politike, ekonomike etj. Prapaskenat komplekse qe motivojne këto veprime nuk do të ndricohen dhe analizohen nga mediat. Kjo lehteson “pranimin” e lehte dhe „perpunimin e suksesshem“ të opinionit publik.

 

  1. Mediat i krijojne gjithashtu vete risite. Nje numer i madh i materialit qe ato paraqesin, perbehet teresisht nga ripasqyrimi i vete mendimit ose qëndrimit të mediave. këto ide dhe qendrime mundohen të paraqiten si ngjarje me peshe. Individet, me nje status të posacem shoqeror, iu pershtaten për mrekulli mediave. Mendimet dhe hamendjet e tyre ata dine shume bukur t’i ofrojne ne opinion si ngjarje të pashoqe. Keshtu, pa fund, ”lindin” shume intervista, kritika, komente dhe mbikomente.
  2. Intensiteti

Intensiteti absolut: Katastrofa e Cernobilit terhoqi vemendjen e tere botes.

  1. Personifikimi: Lajmi me i mire për të gjithe njerezit në bote është lajmi mbi njerezit. për në është me lehte të identifikohemi me personat sesa me ceshtjet.
  2. Qartesia: Lajmi duhet të këtë permbajtje të qarte dhe të mos këtë mundesi te

kete dy kuptime.

  1. Keta selektore të lartcekur do të forcohen edhe me shume nepermjet procesit ”objektiv” e ”profesional” të punes qe perdoret në sistemin organizativ të mediave. Keta perzgjedhes e ”ndertojne” lajmin i cili ka si detyre dirigjimin, kontrollimin dhe veteveshtrimin e sistemit tone kombëtar e shoqeror. Pra, me fjale të tjera, lajmi është prodhim i njeriut, është nje realitet i ndertuar ne menyre shoqerore. Pra lajmi nuk është objektiv, ai gjithmone ndertohet nga dikush e për dikend.

Në fund nje  pyetje:

Po ma thuani se cili nga ne, në këtë bote, është i pandikuar dhe kush sajon lajme të pandikuara?