.
×

Lajmi i fundit:Erdogan po pëson debakël në Stamboll



 

Botapress, 24 Qershor

Presidenti aktual Recep Tayip Erdogan po pëson debakël zgjedhor në kryeqendrën turke. Ai po humb me një diferencë prej 25 përqindësh në Stamboll.Kështu bëhet e ditur nga rezultatet preliminare, ku tregohet se Erdogan ka marrë vetëm 31.3%, ndërkohë që Muharrem Ince ka 56.6%.

Mirëpo, Erdogan është duke kryesuar në nivel vendi, por sipas The Guardian, edhe aty është duke rënë në përqindje.Ndërkohë, presidenti turk po akuzohet se po mashtron me rezultate. Kundërkandidati Muharrem Ince i bëri thirrje Policisë të ndërhyjë, duke akuzuar Erdoganin se po mashtron përmes agjencisë shtetërore të lajmeve.