[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Plagosen 3 persona në qendër të Mitrovicës



Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Mitrovicë. Incidenti ka ndodhur dje, gjysmë ore pas mesnatës. I dyshuari gjendet në arrati.

Sipas Policisë, tre personat e plagosur kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

 

Menu Title