.
×

Lajmi i fundit: Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë (Video)



Sot rreth orës 15:00, një restorant i pashfrytëzuar që ndodhet në hyrje të Gërmisë në Prishtinë, është kapluar nga zjarri. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Kushtrim Krasniqi nga Zjarrfikësit e Prishtinës, i cili ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga ky incident. “I kemi dërguar dy ekipe atje, është një restorant te hyrja e Gërmisë. Ai restorant nuk punon dhe është i mbyllur. Nuk ka njerëz të lënduar – vetëm dëme materiale”. Klan Kosova ka siguruar edhe një video ku mund të vërehet tymi i bardhë duke dalë nga objekti afarist.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=167195144624456