.
×

Lajmi i fundit: Kadri Veseli mban neser konferencë për media, ja arsyeja



Kryeparlamentari Kadri Veseli mban të enjten konferencë për media. Konferenca do të mbahet në holin e Kuvendit të Kosovës dhe do të fillojë në ora 10. Kështu bëhet e ditur nga Zyra për medie e Kuvendit të Kosovës, përcjellë Botapress.

Mendohet se arsyeja e kësaj konference do të jetë përmendja e emrit të Kadri Veselit në një video ku shihen persona të dyshuar për fajde të njohur si “grupi i Currit” shkruan Botapress.