.
×

Lajmi i fundit: Granell largohet nga pozita e ambasadorit



Botapress, 23 Shkurt – Njeriu më i fuqishëm i botës, Donald Trump, ka thënë se do të emërojë një ambasador të ri në Berlin pasi Grenell është emëruar Shef i Agjencive të Sigurisë Kombëtare në SHBA. Nëse dihet nëse Grenell do të mbetet edhe pa pozitën e të Dërguarit Special të Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, iu ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një udhëtim në Indi.
Derisa ishte ambasador në Gjermani, Grenell ishte emëruar i dërguari i posaçëm i SHBA’së për bisedimet Kosovë – Serbi.Trump të dielën ka deklaruar se ka në mendje pesë kandidatë për pozitën e shefit të inteligjencës amerikane, njëri prej të cilëve do të bëhet drejtor i përgjithshëm. “Në një të ardhme jo edhe aq të largët, do t’i bëjmë të ditur emrat e këtyre kandidatëve”, ka thënë Trump.