[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Gjendet një person i vdekur në një veturë



 

Gjatë ditës së sotshme, me datë 08.08.2020, është gjetur në Prishtinë një person i vdekur në veturë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq – lagjja Peraj, ku sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, kjo vdekje cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë.
“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”

Menu Title