.
×

Lajmi i fundit: Aksion i madh policor në rrugën “Muharrem Fejza”, ka të arrestuar



Botapress, 8 Shtator – Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.

Automjete të shumta dhe njësite elite të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar. Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.Magazina.al ka qenë në vendin e ngjarjes dhe sjell fotografitë nga ky operacion policor./BOTAPRESS.INFO