.
×

Lajmi i fundit: Aksident në Poklek të Drenasit, tetë të lënduar



Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Poklek të Drenasit. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Koha.net, se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve , ku janë lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin.