.
×

Lajmi i fundit: 6 turqit e arrestuar po mbahen në Ambasadën turke në Prishtinë



 

Botapress,  30 Mars – Kolegji Guldistan  përmes një kumtese bën të ditur se avokatëve dhe familjarve e personave të kidnapuar dhe siq është përhapur derimëtani kinse të deportuar në turqi nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit dhe nuk iu jipet asnjë infromacion në lidhje me ta.

 

Sipas disa informacioneve të ardhura z. Mustafa Erdem dhe z. Yusuf Karabina po mbahen ende në ambasadën turke në prishtinë ndërsa z. Hasan Huseyin Gunakan, z. Kahraman Demirez dhe z. Cihan Ozkan mbahen ende të fshehur në aeroportin Adem Jashari, për doktorin Osman Karakaya nuk dihet fati i tij.

 

Thërrasim institucionet mediat dhe shoqërinë civile që të kërkojnë llogari nga institucionet në fjalë të bllokojnë urgjent deportimin e jashtligjshem të tyre duke vepruar mënjëherë ngaqë në çdo çast pritet deportimi i tyre në rrugë të fshehura.

Kosova ende ka shpresë të ruaj dinjitetin e saj, thuhet në një Kumtesë për medie të Kolegjit Guldistan në Prishtinë.