.
×

Lajmi fundit: Gati vendosja e flamurit të Kosovës te “Rrethi”



 

Botapress, 13 Shkurt – Flamuri shtetëror i Kosovës do të vendoset së shpejti në hapësirën te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.

Autoritetet po presin që të rregullohet një defekt i energjisë elektrike, për ta vendosur flamurin e Kosovës, aty ku kishte qenë vite më parë, para se të largohej.

 

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë.

 

“Jemi këtu për ta ngritur flamurin shtetëror, sipas kërkesës së Kryeministrit”, ka thënë Arton Berisha, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, për Klan Kosovën.

 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka urdhëruar sot që, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek “Rrethi”, në Prishtinë.

 

Derisa punëtorët po përpiqen të evitojnë defektin në shtizë, inspektorët komunalë të Prishtinës po qëndrojnë larg tyre.

 

Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.