.
×

Lajmërohet Milaim Zeka për akuzat e Parim Ollurit për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit



Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, thotë se nuk ka aspak të bëjë me sulmin që para pak çastesh i ndodhi kryeredaktorit të poralit Insajderi Vehbi Kajtazi, në lagjen Pejton në Prishtinë. Zeka e dënon çdo sulm fizik që ushtrohet ndaj kujtdo, derisa pranon se e njeh personin që tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, Faton Ramadanin.

Milaim Zeka i cili dyshohet për mashtrime me viza pas disa publikimeve që ia ka bërë Insajderi, mohon se sulmi ku sot u godit gazetari i këtij portali ka lidhje me të. Zeka në një prononcim për Express thotë se  është kundër dhunës, dhe çdo sulm fizik dhe e edhe ky rast për të është i dënueshëm.

 

Por Drejtori i gazetës, Parim Olluri, thotë se sulmi fizik ndaj Kajtazit lidhet me shkrimet që ky medium ka pasur për deputetin Milaim Zeka.

 

Ky i  fundit, duke i komentuar deklarata e Ollurit thotë se ai dhe Vehbi Kajtazin janë shantazhuesit më të mëdhenj të gazetarisë shqiptare.

 

“Janë rraketashat më të mëdhenj, janë njerëz që pa dal hiq aktakuzat  i kanë parapri aktakuzave që janë ngrit vonë në proceset e ndryshme gjyqësorë dhe në qoftë se Parim Olluri qenka prokuror  ndikim mbi Aleksander Lumezin, bravo i qoftë, sepse ai po e dika që rasti qenka i lidhur, nëse Olluri thotë se është rasti i lidhur unë do të merrem vësh me prokurorinë dhe pastaj le ta dëshmon ai”, u shpreh Zeka.

 

Rreth sulmit, Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Zeka e pranon se e njeh Ramadanin por thotë se nuk ka informacion se çfarë ka mundur të jetë që e ka shtyrë deri tek sulmi.

 

“Po more qysh nuk e njoh Faton Ramadanin, fort mirë e njoh por nuk e kam asnjë informacion pse e ka sulmuar veç e di një sen që Insajderi në rastin e skandalit  me viza i ka përfshi 100 njerëz, i ka përfshi gratë tona, fëmijët tonë dhe Olluri dhe e Kajtazi le të tregojnë se prej nga i kanë marr ato shtytje  e financa për mem bo mu gjyq publik, këta e kanë dëmtu procesin e gjyqësisë, avokati i Ilir Krasniqi ka bë vepër penale sepse gjatë procesit të hetimeve ja u ka dhonë informacioni atyre por masi të përfundoj procesi gjyqësor atëherë unë do të merrem me Kajtazin e Ollurin, pas skandalit me viza”, thotë Zeka ndër tjerash.

 

Deputeti i Nismës madje thotë se sulmi ndaj Kajtazit nuk mund të kishte ndodhur po të kishte drejtësi, pasi sipas tij, Kajtazi do të duhej tashmë të ishte në burg për siç thotë ai, shantazhet që i ka bë.

 

Kur flet për dhunën Zeka tregon edhe atë se çfarë i kishte thënë Albin Kurtit në Parlament pas goditjes që mori nga deputeti i VV-së Frashër Krasniqi në një emisionin live.

 

“ Unë i kam than Albinit me dashtë vij e të bi shpulla por nuk e konsideroj dhunën si akt që zgjidhen problemet. Edhe shpifjet ma të rënda që mi kanë bërë Olluri dhe Kajtazo prapë, nuk është zgjidhje me i ra njeriut, por kjo flet edhe për mungesën e shtetit dhe funksionimit të drejtësisë. Me pas drejtësi nuk ishte ardh puna me i ra Kajtazit, pasi është dashtë moti ai me hy në burg për shkak të shantazheve e padrejtësive.