.
×

Lajme të këqija për Juventusitn dhe Romën



Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Italisë ka dënuar trajneri e Romës, Rudi Garcia dhe strategun e Juventusit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, nuk do të ketë të drejtoj skuadrën për dy ndeshje. Francezi e ka marrë këtë dënim, pasi ka dashur ta godas një zyrtar pas ndeshjes mes Genoas dhe Romës (0:1).

Ai nuk do të mund ta drejtoj ekipin në ndeshjen ndaj Milainit, e cila luhet me 20 dhjetor, dhe Udineses, që është paraparë të luhet me 6 janar të vitit 2015.

Kurse, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me një ndeshje pasi ka fyer gjyqtarin e katërtë gjatë ndeshjes ndaj Sampdorias, raporton calciomercato.com