.
×

Lajm i rëndësishëm për tifozët e Interit



Federata e Futbollit Italian ka njoftuar për ndryshimet e orareve për ndeshjet Cagliari-Inter dhe Atalanta-Fiorentina.

Fillimisht ishte planifikuar për 3 mars, por Nerazzurët tani do të udhëtojnë në Sardenjë për t’u përballur me Cagliari të premten, më 1 mars në ora 20:30 – shkruan GazetaBlic.Ndërkohë, Atalanta tani do të presë Fiorentinën të dielën më 3 mars në ora 18:00, pasi fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej të hënën.

Cagliari ndodhet vetëm tre pikë mbi zonën e rrezikshme, kurse ekipet e tjera mbeten të gjitha në garën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.