.
×

Lajm i mirë për Real Madridin



Luka Modric është stërvitur normalisht sot në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes derbi kundër Atletico Madridit.

 

Kroati, i cili nuk stërviti me grupin dje, por punoi në palestër, u kthye në grup para derbit dhe çdo gjë lë të kuptohet se ai nuk do të ketë probleme për t’u paraqitur në derbi të shtunën në “Metropolitan Wanda”, shkruan Marca, përcjell Express.

 

Lojtarët që do të mungojë sigurt në këtë ndeshje janë Gareth Bale dhe Keylor Navas, të cilët ende janë jashtë dhe nuk kanë stërvitur shkaku i lëndimeve.