.
×

Lajm i mirë për Albin Kurtin: Gazetari i njohur i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje



 

Botapress, 17 maj-

 

 

Ish kryeredaktori i portalit Arbresh.info, sot zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes VETVËNDOSJE. Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes faqes zyrtare në facebook si dhe vetë Jashari në profilin e tij zyrtar në facebook.

 

 

 

Avni Jashari punoi si gazetarë për katërmbëdhjetë vite, fillimisht si gazetar në të përjavshmen “Java”, më pastaj redaktor në agjencinë e lajmeve “InfoSot”, producent dhe redaktor në “Rrokum TV”, së fundmi kryeredaktor në portalin informativ “Arbresh.info”, ishte edhe anëtarë i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) për tetë vite.  Si opinionist e gjejmë në shumë media të shtypura dhe elektronike kombëtare e ndërkombëtare, raporton Botapress.

 

 

 

Ja postimi i tij i plotë në facebook :

 

 

Të dashur familjarë e të afërm, të respektuar kolegë, shumë të nderuar shokë dhe shoqe. 

Sot edhe zyrtarisht jam bërë pjesë e shtëpisë së madhe, Organizatës politike më demokratike e më të përgjegjshme në Kosovë, e më gjerë, Lëvizjes VETVËNDOJSE. 

Këtu edhe përfundon puna ime si gazetar tash e 14 vite, por jo edhe puna ime që vendi im të ketë një të ardhme sa më të ndritur, ashtu siç edhe e meriton. Aktivitetin tim të mëtutjeshëm e shoh në Lëvizjen VETVËNDOSJE!, ku për mua është subjekti politik që është më së afërmi me qytetarin e Kosovës dhe alternativa e vetme që angazhohet në çdo sferë. Falënderoj të gjithë kolegët e mi brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, me të cilët kam punuar e vepruar deri më tani. Do të jem dhe do të vazhdoj të mbetëm po ai që kam qenë. 

Falënderoj shumë Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Albin Kurti, i cili njëherit është edhe personifikimi i politikanit të pakorruptuar në vend dhe rajon, atdhedashës e i përkushtuar, po aq sa i thellë intelektualisht. Po ashtu, falënderoj të gjithë aktivistët ku nga sot do jemi bashkërisht në aktivitetet tona. 

Na priftë e mbara. 

Ju faleminderit për mirëkuptim: Avni Jashari