.
×

Lajm i madh për biznese: Ministri Hoti “e bind” Qeverinë, miratohet Pakoja fiskale 2!



 

 

Botapress, 17 Korrik -Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, tha se kanë punuar për të fuqizuar sektorin privat ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

 

E zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi, tha se lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve të regjionit.

 

Sipas Kelmendit, kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

 

Ndërkaq ministri në largim i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se meritojnë përgëzime të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale.

 

“Janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes. Pikat që i kam ngritur si shqetësime për sektorin e bujqësisë që flet për lirimin nga tatimi doganor për produktet si lëndë e parë”, tha Krasniqi.

 

Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se propozimet të merren parasysh dhe si të tilla të definohen.

 

 

Sipas tij, Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

 

“Sa i përket lëndëve të para bujqësore dhe sa i përket akcizës për verën e prodhuar, të gjitha të definohen qartë”, tha Mustafa. /kp