.
×

Lajm i keq për Shpend Ahmetin, drejtori i Kulturës në Prishtinë pozicionohet në krah të Albin Kurtit



 

Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë që asamblistë e emërues të kësaj partie në komunën e Prishtinës, të shprehin pozicionimin e tyre.

 

Sëfundi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Drilon Pireva dhe Genc Sherifi, kanë deklaruar se më nuk janë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës.

 

 

Këta katër asamblistë që kanë garuar në zgjedhjet lokale, tashmë do të veprojnë si grup i pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

 

Por, drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë, Yll Rugova, ka thënë se pavarësisht ndarjeve në Vetëvendosje, vazhdon të ketë pozicion të njëjtë.

 

“Unë vazhdoj me qenë i idesë se Vetëvendosja është tash me Albin Kurtin, e ka kryetarin. Kam garuar në këto zgjedhje në emër të Vetëvendosjes dhe e konsideroj vetën pjesë të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

 

Madje, Rugova në tetor të vitit që lamë pas, pati thënë se vetëm me Albin Kurtin në pushtet, Kosova mundet me ecë përpara.

 

“Veç me Vetëvendosjen në pushtet, e me Albin Kurtin kryeministër ky vend mundet me ecë përpara, e me u ba shtet”, ka thënë Rugova.

 

Gjithashtu pati deklaruar se kushdo që lufton me përça Vetëvendosjen, e kundër Albin Kurtit nuk ia do të mirën këtij vendi.

 

 

Derisa, anëtarët e larguar nuk duan të flasin për largimin e Shpend Ahmetit e as për largimin e tyre nga Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje tha se largimi i Shpendit Ahmetit, nuk ka qenë lajm befasues.

 

“Qytetarët e Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes nuk e kanë merituar dorëheqjen e tij dhe sigurisht që e konsideroj se është e padrejtë, por ndonëse jo të befasishme, sepse tash e sa kohë ka pasur deklarata se ai do të dalë sot, do dalë nesër, andaj është bërë e lodhshme gjithë kjo situatë”, tha Haxhiu.

 

Ndërkaq, Ahmeti në letrën e tij të dorëheqjes ka thënë se mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin, e rrjedhimisht edhe kauzën.

 

“Nuk besoj më se organizata, në gjendjen që është sot, është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia”, shkruan ndër të tjera Ahmeti në letrën e tij.

 

E ndërsa shkruan se letra e tij nuk është përpjekje për të fajësuar askënd, Ahmeti thekson se e ardhmja e tij politike është e lidhur më shumë se kurrë me kryeqytetin