.
×

Lajm i fundit: Aksident në Fortesë të Rahovecit, humb jetën një 50 vjeçar



Botapress, 20 Maj – Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit.

Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija, ka konfirmuar për Koha.net se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit. Janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person, konkretisht pasagjeri e ka humb jetën dhe një person tjetër është dërguar në QKUK ndërsa momentalisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai. Personi që ka vdekur, sipas Sahatqijës, ishte rreth 50-vjeçar. Ai më tej ka bërë të ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë një kthim i pakujdesshëm, me ç’rast vetura që vozitej, nga tash i lënduari, kishte tentuar të kalonte nga rruga kryesore në të majtë drejt rrugës dytësore. Në atë moment ajo është goditur në krahun e djathtë, me ç’rast ka pësuar pasagjeri.