.
×

Lady Gaga “mbulohet” në Dubai



Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, ka premtuar se do të heqë dorë nga stili i saj ekstrem i (zh)veshjes gjatë qëndrimit në Dubai.

Krijuesja e hitit “Poker Face” nesër (e mërkurë) do të mbajë një koncert në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është zotuar ta respektojë kulturën e atjeshme.

gaga

Kur është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp nëse do ta zbulojë trupin e saj në Dubai, këngëtarja ka thënë:

“Jo, nuk do ta bëj… E respektoj kulturën këtu dhe ky koncert do të jetë i përshtatshëm për të gjithë fansat këtu në Dubai”.

“E di se ka artistë që janë shumë striktë rreth respektimit të artit të tyre dhe nuk bëjnë kompromis, por unë mendoj se është e rëndësishme që të respektojmë edhe kulturat e të tjerëve”.

gaga2

gaga3