.
×

Labinot Tahiri ua thotë hapur rinisë: Dilni në rrugë protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim



Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga rinia kosovare që nëse kërkojnë drejtësi, punë dhe zhvillim, të dalin në rrugë dhe të protestojnë.Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tahiri, ka thënë se që nga paslufta politika ia ka shkatërruar ardhmërinë qytetarëve të Kosovës.

Sipas Tahirit, tanimë të gjithë kanë “zero shpresë për një jetë më të mirë”, duke përmendur edhe ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.“Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë”, thotë Labi në postimin e tij.