.
×

Labinot Tahiri reagon ndaj Matoshit



Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Tahiri me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Matoshit.

Postimi I plotë i Labinot Tahirit:

“Për Matoshin e Akr-së dhe ata që kanë punuar kundër meje, përveq B PACOLLIT!

Dje, me vëmendje dëgjova në një intervistë ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, andaj kam disa fjalë:

– Fatmir Matoshi, ju së pari nuk jeni nënkryetar i partisë AKR; se nuk di kush ju paska votuar si i tillë?!

– Nuk kam pse të dërgoj njoftimin në parti, derisa publikisht e kam thënë se nuk jam më pjesë e strukturave të AKR-së, dhe për këtē është i njoftuar edhe ish sekretari  Vesel Makolli! Ju vetem njerezit puntor e të drejte mundoheni mi diskriminua, por jo mua kurrë.

Fatmir, derisa keni zhvilluar me dashakeqësi zgjedhjet e brendshme partiake, poashtu skenarët në degën me të fuqishme të AKR-së që ishte në Ferizaj, kjo pune ka marrë fund.

Shkaqet dhe shumë gjëra të tjera i dini vet ju me shokët tuaj, që mos t’i ceku rend me rend në opinion.

– Ju keni vetëm një votë dhe nuk më ke mua deputet të subjektit tuaj.

Unë veproj vetë, para se të më bëhen gropat pas shpine tinëzisht.

– Nuk e determinoni ju Qeverinë Haradinaj pa votën time, besoj e mbani mend se vota ime ka qenë vendimtare në formimin e qeverisë sonë para dy viteve dhe ate e jap unë kur te dua dhe jo ti apo teket e juaja.

Shiko punët tuaja në ministri, se ka zëra që flitet për keqpërdorime dhe puno në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e ambientit e mjedisit për çka merr pagë, sepse unë kam mandat nga vota e sovranit dhe vetëm atij i përgjigjem për veprat e mija.

Ju tanimë i jepni vetëm një votë kësaj qeverie, e jo dy siç thua në intervista z.Matoshi.

Edhe mos me nxjerrni telashe me shkrua se jam ka mirrem me nje rast të një fëmije e nuk po kam shumë kohë me u marre me ju.

Labinot Tahiri

Ferizaj,Kosovë e Shqipërisë!”