.
×

Labinot Tahiri i shkruan fjalë prekëse Albin Kurtit (Foto)



 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri së fundi ka shkruar në rrjetin social disa fjalë për liderin e LVV-së Albin Kurtin.

Kurti sot u përball me gjykatën në Kosovë, nën akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ndërsa deputeti Tahiri ka shkruar këto fjalë lidhur  me këtë rast:

Shkrim për Albin Kurtin!

Në një kohë kur gjërat duken shumë të trubëllta në vendin tonë, lidhur me qëto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, k’jo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!!

POLITKA NUK PO TË PYETKA SE A JA DO TE MIRËN VENDIT APO TË KEQËN?!

Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.

Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtesia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtatti..!

Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty.

Sinqerisht, LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË./Botapress/.