[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Labi blen 5000 maska, tregon me çfarë çmimi i ka marrë



 

Labinot Tahiri ka blerë 5000 copë maska higjienike. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se ka arritur t’i sigurojë 5 mijë copa maska për tu mbrojtur nga Koronavirusi.

Tahiri përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se këto maska do të iu dhurohen falas qytetarëve.

“Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot! Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…! Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpër shkolla përmes institucioneve”, shkruan Labi në postimin ku tregon se këto maska i ka blerë për qytetarët.

Ai më pas ka treguar se i ka shpërndarë disa nga maskat e blera, kurse zbulon se do të bisedojë edhe me drejtorë të shkollave për të dërguar edhe atje disa.

“Të dashur miq unê veprova tani na mbetet me u takua me drejtorat e shkollave dhe qe ti shpêrndaj se paku nga 200-300 në ndonje shkollë! Me shumë perpjekje janë siguruar sepse nuk ka! Nese mundemi do të siguroj edhe numër tjetër”, shkruan Labi në videon e postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Menu Title