[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

L.Haziri: Nuk pres vlerësim pozitiv të raportit të progresit



Sot pritet që Raporti i Progresit t’i dorëzohet përfaqësuesve të Kosovës.

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri thotë se duhet ruajtur uniteti politik për agjendën evropiane të Kosovës.

“Duhet të ruhet uniteti politik në integrimet evropiane dhe duhet të avancohet angazhimi i përbashkët në mënyrë që të arrihet treni i fundit për integrimin e Kosovës”.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haziri mendon se Raporti i Progresit duhet të lexohet derjt nga të gjitha palët. Ai gjithsesi mbetet pesimist se ky raport do të ketë vlerësim pozitiv për të arriturat e Kosovës.

“Përfundimisht institucionet e Kosovës Raportin e Progresi duhet ta lexojnë dhe ta interpretojnë drejt, sepse gjithmonë në emër të Raportit të Progresit kemi pasur dy kampe. Përderisa në njërën anë pozita është lavdëruar me të arriturat, opozita në anën tjetër e ka kundërshtuar, por pozicioni i tretë është i shkruesve të raportit të cilët janë në Bruksel dhe ata e dinë qartë çfarë shkalle dhe në cfarë niveli është agjende evropiane e Kosovës”.

“Mos sundimi i ligjit është kërthiza e probleme në Kosovë sepse me sundimin e ligjit bëhen matjet në Bruksel në raport me Kosovën. Prioritet numër një, dy dhe tre në raporton e Brukselit gjithmonë do të mbetet sundimi i ligjit. Kjo i jep dimension dhe qasje të re Kosovës në raport me integrimet evropiane”

“Nuk kemi progres as në reformën administratës publike as në reformën kushtetuese, as në reformën zgjedhore. Asnjë lloj reforme në Kosovë nuk është në shkallën që pritet të ketë vlerësim pozitiv”, ka thënë Haziri për Epoka e Re.

Menu Title