.
×

Ky njeri është heroi i ditës: Momenti kur e shpëton dy vjeçaren që po binte nga banesa



Algjeriani Feuzi Zabaat u quajt hero pasi arriti ta kapte në ajër një dyvjeçar që ra nga dritarja. Foshnja siriane e quajtur Doha Muhammedi ra nga një dritare e hapur e katit të dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, 17-vjeçari e vuri re nga rruga që diçka nuk ishte në rregull me foshnjën. Ai arriti ta kapte foshnjën duke e shpëtuar kështu nga çdo lëndim.

Incidenti ndodhi në Stamboll, Turqi.

https://www.bbc.com/news/av/world-middle-east-48781526/hero-17-year-old-catches-falling-toddler