.
×

Ky është urimi i Ministres Albena Reshitaj për nënën e saj dhe të gjitha nënat për 8 Mars



 

Ajo vetë është femër por 8 Marsi është një rast i mirë që ajo të urojë të falënderojë nënën e saj. Ministrja Albena Reshitaj ka postuar në Facebook këtë urim për nënën e saj me rastin e 8 Marsit,

 

Nëna ime, je shembulli më i mirë që kam fat ta kem në jetë. Nuk e di nëse ekziston nje njeri tjetër me i drejte, më i qiltër e me i paster se ti. Ti që na mesove dhe na e ngulite ne kokë që shkollimi dhe edukimi i femrës shqiptare është arma më e fortë për të ngritë vetëdijësimin kombëtarë!. Ti që sot je Magjistre e Shkencave Psikologjike je vetë mesazhi me i mirë për gjeneratat e reja. Ti je vetë festa!

Më lejoni të dashur miq që përmes 8 Marsit të ju kujtoj të gjitha nënave, grave, femrave në përgjithësi që të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre. Gruaja është shtylla e një shtëpie, e një shoqërie dhe e një kombi të tërë.