.
×

Ky është “sheiku” i vetshpallur që po i mban pengjet në Sydney të Australisë! (Foto/Video)



Personi i armatosur i cili po mbanë peng 15 njerëz në një kafiteri në Sydney është një sheik i vetëshpallur nga Irani i cili është liruar me kusht, pasi akuzohet se ka vrarë ish gruan e tij, dhe ka qenë i akuzuar për sulme të shumta seksuale.

Haron Monis është personi i armatosur që prej rreth 14 orë po mbanë peng 15 persona në një kafiteri në Sydney të Australisë.

Burri 49-vjeçar jeton në jugperëndim të Sydney, por është me origjinë nga Irani dhe një sheik vetëshpallur, raportojnë mediat australiane.

Personi i armatosur që mban disa persona peng në një kafene në qendër të Sidneit, kërkoi një flamur të organizatës Shteti Islamik (ISIS) dhe njoftoi se katër bomba janë vendosur në vende të ndryshme te Sidneit, raportoi televizioni “Channel Ten”

Nga ana tjetër policia nuk i ka konfirmuar këto informacione.

“Channel Ten” shpjegoi se kishte forlur drejtpërdrejtë me dy persona që mbaheshin peng brenda kafenesë, që ndodhet në “Martin Place”, një lagje biznesesh në Sidnei.

“Pengjet konfrimojnë dy kërkesa të pengmarrësit. Ai kërkon që t’i dërgohet menjëherë një  flamuri i ISIS-it, dhe kërkesa e dytë është që të flasë me kryeministrin”, shkruan ky televizion në “Twitter”.

“Dy personat thonë se ka katër bomba, dy në ‘Lindt Cafe’ dhe dy të tjera në vende të ndryshme të lagjes së biznesit të Sidneit”, shtoi televizioni.

Deri tani vetëm pesë persona kanë arritur të dalin nga kafeneja por ende nuk dihet nëse janë liruar apo janë arratisur.