.
×

Ky është reagimi i Muharrem Sfarqës pas “marrëveshjes ilegale” mes PDK-së e AAK-së në Ferizaj



 

 

Kryetari aktuale dhe kandidati i LDK-së për Ferizaj Muharrem Sfarqa ka reaguar pas shpalljes së fshehtë të një marrëveshje ilegale mes PDK AAK e Nismës në Ferizaj të njohur si koalicioni PAN.

Sfarqa përmes postimit të ij në Facebook, ka shkruar;

 

PAN dhe marreveshja e ilegaitetit per Ferizajn.  Sikur te mos u mjaftonte humbja e thelle ne zgjedhjet e 11 Qershorit, PAN ka vendosur te ribashkohet per te rikomfirmuar humbjen e thelle edhe ne Ferizaj. Per dallim nga koalicioni i territ qe e bene nen friken e humbjes naten, ne Ferizaj po ashtu nen tyrsine e humbjes realizuan kolicionin e ilegales, naten. U moren vesh per ta ndare pushtetin, por e bene larg qytetarit, larg interesave publike dhe ekskluzivisht per interesa personale. Njejte si me 11 qershor, edhe te dielen e 19 nentorit, PAN-i do te marr pergjigjen e merituar qyetare, duke i ndeshkuar dhe lene larg dhe vetem ne margjinat e kujteses si nje histori e hidhur.Perbashkimi rreth lirise dhe barazise qytetare ne Ferizaj eshte vlera me sublime e qytetit tone dhe e jona si bijt e bijat e tij. Ftoj publikisht qe tani te gjitha subjektet politike qe bashkerisht te ndeshkojme logjiken e territ, te nentokes dhe te ilegalitetit dhe te mos u leme Ferizajn atyre qe diten e qajne e naten i fusin tmerrin.