.
×

Ky është reagimi i motrës së Aulon Zekës, për dënimin e vrasësve të tij



Motra e Aulon Zekës, Monika ka reaguar pas dënimit që Gjykata u dha vrasësve të Aulonit.Ajo ka thënë se me kap pak dënim do duhej të dënohej dikush që ka vra kafshë e jo dikush që ka vra një njeri.Ajo i ka quajtur kriminelë dhe me terme ofendues e nënçmues kryerësit e veprës, Guxim Hadrin i cili gjuajti me armë drejt Aulonit, Riga Gosalcin, femra për të cilën u bë konflikti dhe Lorent Llapashticën i cili fshehu armën.

Madje ajo ka malluar të tre ata duke thënë se dënimi është i paktë me dhimbjen që u kanë shkaktuar familjes së tyre.Më poshtë është reagimi i plotë i saj pa ndërhyrje.“Per krejt juve qe e keni nda dhimten me neve edhe qe jeni interesu per rastin e vllaut tem Aulonit deshta mi ju lajmru qe sot u mbajt seanca e fundit gjyqsore qe u denun ata dy lapera e qe sjom e knAqt hiqqq ama bash hiq se ma vrajten vllaun qe ni kafsh mu vra qashtu e sduhet mu denu qaq pak e le mo ni fmi po t’mjert na ku po jetojm ooo zot
Guxim Hadri (vorri) qe me qato 2 dur ja dha 4 pluma u denu 9 vjet, Riga Gosalci (femen e flliqt) organizatorja kryesore u denu me 3 vjet plus Lorent Llapashtica qe e ka mshef armen me 1 vjet e 6 muj ,ma shum nuk denohen se t’mitur 😳 sju kisha thon qashtu hiq se me kon t’mitur skishin dit me organizu qaq mir kit vrasje bre zoti ju vraft qe po fmi t’flliqt ishi kon e haram ju koft buka qe baba jem me durt e veta jau ka kthy qat dit e ja murrt djalin qe qaty e pa t’gjall per her t’fundit Haram ju koft edhe fryma qe jeni tu e marr e kurr diten e juv mos e pafshi ju mallkoj me shpirt oj coftina 😡😡😡” ka shkruar Monika Zeka.Sot Gjykata ka dënuar për këtë vrasje kryesin e veprës me 9 vjet e 6 muaj, vajzën me 3 vjet dhe personin e tret me 1 vit e 6 muaj./