.
×

Ky është posti më i ri i Vjosa Osmanit



Botapress, 3 Tetor

Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar themelimin e Komisioneve Parlamentare si dhe udhëheqësit dhe përbërjen e këtyre Komisioneve, përcjell Gazeta Blic.

LDK ka propozuar Vjosa Osmanin për të udhëhequr Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Në shumicën e vendeve të botës, ky komision konsiderohet si më i rëndësishme.

Gjatë dy mandateve të kaluara ky komision u udhëhoq nga PDK, ndërsa lësaj rradhe megjithatë, ky Komision është zgjedhur nga LDK dhe është hera e parë që do të udhëhiqet nga një grua.

Vjosa Osmani ka mbuluar fushën e politikës së jashtme qysh në angazhimet e saj të para në politikë, fillimisht si Këshilltare e Presidentit për politikë të jashtme dhe pastaj Udhëheqëse e grupit punues të LDK-së për politikë të jashtme dhe integrime evropiane.

Në të kaluarën ajo ka shërbyer edhe si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. Zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të këtij Komisioni, e Lumir Abdixhikut në krye të Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe e Driton Selmanajt në krye të Komisionit për mbikqyrjen e financave publike, duket të jetë një shenjë reflektimi nga LDK për rolin e gjeneratës së re në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.