.
×

Ky është plani për arsim për komunën e Klinës nga Besim Hoti i LDK-së



 

Gjatë periudhës se pasluftës janë bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturën shkollore por nga ana tjetër kemi konstatimet të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare mbi ngecjet dhe stagnimet sa i përket nivelit të cilësisë se arsimit. Komuna është përgjegjëse për  sistemin arsimor parashkollor, parafillor, fillor dhe arsimin e mesëm si dhe për shëndetësinë primare. Strategjia dhe politikat arsimore dhe shëndëtësore që parashihet të zhvillohen në periudhën e ardhshme afatmesme  e të cilat do të jenë në funksion jo vetëm të gjithëpërfshirjes por edhe të rritjes se cilësisë në arsim, do të shpalosen në vijim të Platformës qeverisëse përmes objektivave të Strategjive sektoriale të Drejtorisë së Arsimit.

 

Strategjia sektoriale për departamentin e arsimit 

 

Është i njohur fakti se në angazhimet fillestare të LDK-së për institucionalizimin e jetës në Kosovë, hapi i parë dhe vendimtar është bërë në krijimin e sistemit të pavarur të arsimit dhe edukimit në Kosovë.

 

Duke e konsideruar arsimin si njërën nga shtyllat e shtetësisë së Kosovës Dega e LDK-së në Klinë është e përcaktuar që edhe më Programin qeverisës për periudhën e ardhshme katërvjeqare, arsimi dhe edukimi të mbetët ndër çështjet më prioritet të lartë.

 

 

Synimet dhe objektivat:

 

 

Ngritja e cilësisë dhe efikasitetit në arsim si dhe ngritja profesionale e personelit arsimor, organizimi i trajnimeve gjithëpërfshirëse të mësimdhënësve si parakusht për zbatimin e suksesshëm të reformës në arsim dhe avansimi i vazhdueshëm i cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit

Përfshirja e të gjithë nxënësve në procesin e arsimimit dhe edukimit, sipas niveleve përkatëse të shkollimit: parashkollor dhe shkollor dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe përsonave më nevoja të veçanta

Mirëmbajtja dhe përmirësimi i infrastrukturës fizike në arsim, rritja e hapësirës shkollore nëpër shkolla  përmes ndërtimit të hapësirave përcjellëse shkollore,ku ka nevojë ose ku mungojnë,  për mësim gjithëditor dhe një sallë për trajnimin e përsonelit arsimor diku në hapësirat shkollore të qytetit të Klinës.

Përmirësimi i infrastrukturës shkollore, krijimi i hapësirës dhe mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarisë edukative-arsimore: (furnizimi i çdo shkolle më ujë të mjaftueshëm, rregullimi i oborrëve të shkollave dhe fushave të sportit, të nyjëve sanitare, të nxemjëve qendrore ekologjike, rrethojave të shkollave, të pajisjëve shkollore, kabinetëve, mjetëve didaktike

Profilizimi i sistemit arsimor (shkollimit të mesëm të lartë) – hapja e drejtimeve të reja profesionale konform nevojave të tregut të punës

Pranimi i kuadrit mësimor ekskluzivisht sipas plotësimit të kriterëve pedagogjike profesionale

Zhdukja e analfabetizmit ndër gjeneratat e reja dhe evitimi i dukurisë së braktisjës së shkollimit nga nxënësit

Sigurimi i transportit për nxënësit që udhëtojnë në largësi 4-5km

Krijimi i kushtëve, ngritja e përkushtimit dhe përgjegjësisë për menaxhim korrekt e meritor të testit kombëtar të arritshmërisë dhe të testit  shtetëror të matures

Krijimi i hapësirave -“oazave të gjelbërta” në mjediset shkollore të cilat përveq që krijojnë një ambient më të mirë në aspektin vizuel në të njëjtën kohë ndikojnë që të kemi një ambient më të pastër dhe më të shëndoshë nëpër shkolla.

Krijimi i sigurisë së plotë për nxënësit në të gjitha nivelet e shkollimit

Fuqizimi i rolit të shkollës dhe intensifikimi i bashkëpunimit më prindër dhe komunitetin