.
×

Ky është parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK!  



Pas këtyre ditëve me temperatura të larta , vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nga dita e hënë deri të mërkuren moti nuk do të jetë stabil , i përcjellur me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar. Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës  së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.