.
×

Ky është parashikimi i motit për nesër



BOTAPRESS 3 TETOR – IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira, por s’parashihet të ketë reshje shiu.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Nuk parashihet të ketë reshje shiu”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.