.
×

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar temperaturat që do të mbretërojnë sot në vendin tonë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë sot do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHM ka bërë të ditur se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, bën të ditur IHMK.