.
×

Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat që do të mbretërojnë nesër në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës, raporton lajmi.net.

Sipas IHMK-së, Gjakova, Prizreni dhe Peja do të jenë qytetet me temperaturën më të lartë ndërkaq Mitrovica, Podujeva dhe Ferizaj do të jenë me temperaturën më të ulët në vend.