.
×

Ky është paralajmërimi i Vjosa Osmanit pas mbledhjes së Kryesisë..,



Botapress, 24 Gusht – Sot është mbajtur takimi i parë i Kryesisë së re të LDK-së në të cilën është folur për kandidatin apo kandidaten për kryeministre të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme nacionale, shkruan Botapress.

Megjithëse u tha se në këtë mbledhje do të nominohej kandidati apo kandidatja, duket se mungesa e dy nënkryetarëve të deritashëm Agim Veliu e Lutfi Haziri në këtë mbledhje, e shtyu për më vonë nominimin e LDK-së për kryeministër.
Por pas kësaj mbledhje, Vjosa Osmani, kandidatja më e përmendur dhe më e mundshme për kryeministre ka postuar një foto më simpatizantë të LDK-së të mbështjellë me flamurin dardan, të cilën e ka përcjellë me fjalët: FITORE – LDK!