.
×

Ky është lideri pa humbje në Ligën e Parë, dikur ishte kampion i Kosovës



Klubi futbollistik Dukagjini nga Klina po kërkon që këtë sezon të rikthehet në Superligën e Kosovës pas shumë e shumë viteve mungesë.

Klubi i cili luan në stadiumin ‘18 Qershori’ sot e shënoi edhe fitoren e pestë nga shtatë ndeshje të zhvilluara duke e mposhtur Vllazninë e Pozheranit si musafirë me rezultatin 0 me 2 dhe kështu duke e vazhduar formën e mirë pa humbje.

Me ardhjen e një qeverisje të rë në Komunën e Klinës, një organizimi të përkryer në klub dhe me ndihmën e disa biznesmenëve të kësaj komune është përmisuar dukshëm gjendja financiare në klub dhe përveç investimeve të mëdha në infrastrukturë, skuadra nga Klina bëri edhe transferime të mëdha të lojtarëve, shkruan Sovrani.info

Këtë edicion ata transferuan lojtarë me emër si: Mark Milicaj, Dugagjin Gashi, Granit Arifaj, Altin Merlaku dhe Leutrim Beqiri, të cilët po shkëlqejnë dhe po e ndihmojnë maksimalisht skuadrën drejt synimit të tyre.

Aktualisht Dukagjini është lider në Ligën e Parë me 17 pikë, me 5 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.

Dhe kjo po del të jetë një nismë e mirë për klubin që pretendon rikthimin në Superligë, duke mos harruar të permendim edhe faktin që ata ishin kampion i Kosovës gjatë vitit 1993.

Së fundmi Dukagjini ishin edhe në barazh dy herë rresht, por në të dyja rastet dështuan që të inkuadrohen në Superligë, kurse këtë sezon ata së bashku edhe me ndihmën e tifozëve pretendojnë të hyjnë në Superligë pa pasur nevojë për barazh.