.
×

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale



Botapress 17 Tetor – Ish-Komandanti i FSK-së dhe ish-zëvendëskomandanti i zonës operative të Llapit gjatë viteve 98-99, Kadri Kastrati, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.Kastrati ka thënë se do të intervistohet nga Gjykata Speciale javën e parë të nëntorit.

Postimi i Kastratit:

Të nderuar bashkëluftetar, miq dhe familjar,Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !Zoti e bekoftë Kosovën!