.
×

Ky është gjakovari që jeton me katër ujq në shtëpi



Hysni Rexhaj nga komuna e Gjakovës, është kultivues i shumë shpezëve. Përveç kësaj ai në kopështin e tij mban edhe katër ujq, njërin prej tyre e quan Trump.

Rexhaj kujdeset për kafshë dhe shpezë që nga mosha 6 vjeçare. Për veprimtarinë e tij thotë se nuk është punë e lehtë dhe ka shpenzime.

“Më shumë i mbaj për qejfin tim, më shumë kanë shpenzime se sa fitim me i mbajt, por jam i kënaqur”

Emërtimi i një ujku Trump, si mbiemri i presidentit amerikan Donald Trump, kohë më parë ishte bërë lajm në mediat botërore.

Më shumë rreth gjakovarit që jeton me katër ujq në shtëpi, kronika e TV Syri Vision.