.
×

Ky është eprori i lartë i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale, ja kur do të intervistohet



Botapress, 15 Shkurt – Rrustem Tetaj, epror i lartë ushtarak i UCK-së dhe ish-oficer i lartë i ushtrisë jugosllave, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rrustem Tetaj, përmes një postimi në Facebook.
Tetaj ka vepruar në Zonën Operative të Dukagjinit dhe ka qenë ndër eprorët e rrespektuar në Zoën e Dukagjinit jo vetëm për shkatësitë ushtarke por edhe për kohezionin e brendshëm brenda ushtarëve të UCK-së gjatë kohës së luftës,
Ja postimi I Rrustem Tetajt në Facebook:
UÇK-n e ka pastruar Gjaku i dëshmorëve, martirëve, fëmijëve të vrarë pafajësisht dhe NATO-ja nga lartë.
Jam njoftuar zyrtarisht nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, se jam ftuar për intervistim me datën 21.02.2019, në ora 9:30.
Si në Hagën e Ndërkombëtarëve ashtu edhe në Hagën e Shqiptarëve do të përgjigjem me dinjetet dhe përgjegjësi personale.
Nuk do të shkoj si hero dhe me propagand mediatike, por do të shkoj si Rrustem Tetaj dhe do të përgjigjem në cilësinë e ish- Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet as nga une dhe nga asnjë komandant tjetër, nëse duhet të përgjigjem për diçka të dyshimt personalisht une do të jem i gatshem që më dijenin time, me kompetencën që kam pasur dhe veprimtarinë time ushtarake gjatë periudhës së luftës, të përgjigjem.
Unë kam sherbyer me përgjegjësi të lartë me rregulla ushtarake dhe duke respektuar gjithëherë rregullat ndërkombëtare të luftës.
UÇK-ja është e paster si loti, sepse luftën tonë të shenjtë e ka pastruar gjaku i qindra fëmijeve të vrarë të pafajshem, gjaku i dëshmorëve të luftës, gjaku i civilëve të vrarë mizorisht dhe padrejtësisht, e ka pastruar NATO-ja gjatë bombardimeve në vitin 99’ si dhe po e pastrojnë edhe sot vuajtjet e invalideve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.
Prandaj, une nuk do të shkoj t’a pastroj UÇK-n aty, por vetëvetën nëse duhet, edhe pse kam fjetur që 20 vite pas luftës i qetë për këtë çështje dhe do të fle i qetë më ndërgjegjie të pastër deri sa të vdes.
Gjykatën Speciale do t’a respektoj duke shkuar dhe dhënë intervistë sepse atë e formuam ne, edhe pse kjo është padrejtësia më e madhe që i kemi bërë vetëvetës që nga pas lufta. Nuk më dhimbset vetja dhe as ju, por më dhimbsët dëmi që i kemi shkaktuar UÇK-s dhe Luftës tonë të paster në rrafshin ndërkombëtar, këtë nga mos vegjilenca dhe pakujdesia më vetëdije nga faktori politik në Kosovën tonë heroike.
Me respekt dhe përulje të sinqertë,
Rrustem Tetaj.