.
×

Ky ështe Bashkim Ndrecaj luftëtari i UÇK-së dhe veprimtari i LDK-së i ftuar nga Specialja



Botapress, 15 Mars – Bashkim Ndrecaj do të jetë i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai do të paraqitet në Hagë më 21 maj të këtij viti dhe pritet të dëshmojë për ngjarje të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bashkim Ndrecaj është luftëtarë i UÇK-së i cili ka patur edhe pozita komanduese në terren në komunë e Suharekës- Therandës, shkruan Botapress. Ndrecaj njihet si një ndër dëshmitarët e procesit gjyqesor kundër Sali Veselit i dyshuar për vrasjen e Ekrem Rexhës Komandant Drinit, shkruan Botapress.