.
×

Ky është avioni i Guardia di Finanza, që identifikoi parcelat me kanabis në Shqipëri



 

 

Ky është avioni i Guardia di Finanza, i cili identifikoi parcelat me kanabis në Shqipëri.

 

Sipas Ora News, avioni ‘Piaggio P166’ model DP1 është i pajisur me sistem operativ “ATOS” me sensor hiperspektral ‘Casi 1500’. Ai është i pajisur me aparat fotografik dixhital ‘Phase One IXA 180’ dhe një aparat fotografik i tejdukshëm ‘Nikon DX3’.

 

Me anë të këtij avioni janë kryer 53 orë fluturim dhe u identifikuan mijëra plantacione me kanabis sativa në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Me anë të këtij avioni u identifikuan:

 

-Në 2013, gjatë 25 misioneve ajrore u identifikuan 304 plantacione të kanabisit për një total prej 14.772 rrënjësh narkotike që më pas janë asgjesuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat nuk përfshijnë Lazaratin.

 

-Në 2014, gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 815 plantacione kanabisi për një total prej 46.605 rrënjësh kanabis, të cilat më pas u asgjesuan. Edhe në këtë rast nuk përfshihen të dhënat në Lazarat.

 

-Në 2015, gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 1368 plantacione në total prej 242.945 rrënjë kanabis, të cilat u asgjesuan.

 

-Në 2016, vit rekord, u identifikuan 2086 plantacione, në total 753.468 rrënjë të asgjesuara.

 

-Në 2017, gjatë 53 misioneve ajrore në mbulim me një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar, u identifikuan 88 plantacione për një total 4844 rrënjë të asgjesuara.