.
×

Ky është amendamenti i 4 deputetëve të LDK-së që ishin “anti-Mustafë” (Foto)



Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka falënderuar deputetët që votuan pro njohjes së stazhit të pensionistëve kontribut-dhënës të viteve 1989-1999 që kanë punuar në sistemin paralele të Republikës së Kosovës.

“Faleminderit për të gjithë ata deputet që votuan pro këtij amendamenti… Ky amendament ju dedikohet të gjithë mësimdhënësve dhe personelit mjekësor që punuan në sistemin e Republikës së Kosovës për vitet 89/99”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ky amendament ishte propozuar nga deputetët që votuan kundër kabinetit të shefit të tyre, Isa Mustafa në ditën kur ai u zgjodh kryeministër i Kosovës. Ata janë: Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Doruntinë Maloku dhe Arben Gashi.