.
×

Ky do të jetë moti për ditët e ardhshme



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

IHMK bën me dije se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.